Ndërlidhjet

BEJRUT


Në samitin e Ligës Arabe në Bejrut, trashëgimtari i fronit Saudit, princi Abdullah prezentoi iniciativën e Arabisë Saudite për paqë në Lindjen e Afërt dhe kërkoi nga samiti që ate t’ia paraqesë Këshillit të Sigurimit “si projekt të qartë dhe kolektiv arab”.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha para të pranishmëve në samit se propozimet e Arabisë Saudite mund të jenë “themel për paqën” në Lindje të Afërt dhe ftoi dy palët që të punojnë në drejtim të zgjidhjes paqësore.
Plani sugjeron që shtetet arabe t’i ofrojnë Izraelit lidhje normale në shkëmbim të tërheqjes së izraelit nga të gjitha territoret e okupuara arabe, njohjen e një shteti palestinez me Jerusalemin lindor kryeqytet dhe të drejtën e refugjatëve palestinezë për kthim në atdheun e tyre.
XS
SM
MD
LG