Ndërlidhjet

BEOGRAD


Mediat e Beogradit njoftuan se një person i armatosur me bombë kërkoi sonte para Pallatit të Federatës pranim tek presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica, dhe ishte kërcënuar se do të hedhë veten në ajër nëse refuzohej.
Nuk dihet se cilat ishin kërkesat e atij personi dhe a u prit nga Koshtunica, por pas tre orësh ai iu dorëzua policisë, e cila nuk tha asgjë për gazetarët e shumtë që ishin mbledhur aty.
XS
SM
MD
LG