Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sërish i ka bër thirrje liderit palestinez,Yasser Arafat që të dënojë valën e fundit të sulmeve vetëvrasëse me bomba kundër Izraelit, kurse kryeministrit izraelit, Ariel Sharon që të mbajë të hapur shtegun për zgjidhje paqësore të konfliktit të dhunshëm e në rritje.
Duke folur në Shtëpin e Bardhë presidenti tha se kurrë nuk do të ketë paqë midis Izraelitëve dhe palestinezëve derisa do të egzistojë terrori.
“Bombardimi vetëvrasës në emër të religjionit, thjeshtë është terror dhe bota e lirë dhe e civilizuar duhet të qëndrojë bashkërisht që të ndalë këte lloj aktiviteti, nëse presim të ketë paqë dhe zgjidhje në lindje të Afërt”, ka theksuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG