Ndërlidhjet

KUALA LUMPUR


Kryeministri malajzias, Mahathir Mohamad tha se terrorizmi univerzalisht duhet kuptuar si agresion i drejtuar kundër civilëve, “pa marrë parasysh nëse sulmuesit veprojnë krye më veti apo me urdhërin e qeverive të tyre”.
Ai i bëri këto komente në tubimin në nivel ministror të Konferencës së Vendeve Islamike në Kuala Lumpur ,e cila dënoi aksionet ushtarake izraelite dhe po orvatet të gjejë koncenzus për definimin e terrorizmit.
Delegati palestinez, Farkuk al Kaddumi tha se okupimi izarelit i territoreve palestineze është shkak i sulmeve vetëvrasëse me bomba dhe e quajti ate okupim si formën më të lartë të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG