Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell akoma nuk e ka kualifikuar Jugosllavinë si të përshtatëshme që të vazhdojë të marrë ndihmën ekonomike nga Amerika.
Powell ka ngurruar të diskutojë këte çështje më gjërë gjatë takimit të shkurtër me reporterët në Departamentin e Shtetit, por zyrtarët thanë se ai do të vonojë vendimin, me gjasë, deri nga fundi i javës.
Rreth 40 milion dollarë asistence amerikane për Beogradin janë ngrirë brenda natës me kalimin e 31 marsit, afatit te fundit për Powell që të vendosë nëse Beogradi po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapsirën e ish-Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG