Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm jugosllav, Goran Svilanoviq ka deklaruar se qeveria e tij ka vendosur që të “bashkëpunojë plotësisht” me Tribunalin e Hagës për krime lufte, duke përfshirë dorëzimin e të akuzuarve të kërkuar për krime lufte.
Svilanoviq tha se vendimi është marrë njëzërit në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë federale.
Liderët e Serbisë, më herët, kërkuan nga presidenti Vojisllav Koshtunica të vendosë nëse do të dorëzojë të akuzuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, apo të të fusë sërish vendin në izolim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG