Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq deklaroi se të akuzuar për krime lufte do të arrestohen shpejtë dhe do të ekstradohen në Tribunalin e Hagës duke filluar nga dita e sotme apo e nesërme.
Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar policisë aktakuzat e personave, të cilët i kërkon Tribunali për krime në Kosovë, e në ate listë ndodhen Millan Millutinoviq, Dragoljub Ojdaniq, Nikolla Shainoviq dhe Vlajko Stoillkoviq, njoftoi ministri i Drejtësisë, Vlladan Batiq, duke shtuar se “nuk e di se kur policia do të bëjë arrestime dhe se kjo varet prej saj”.
Qeveria jugosllave dje mbështeti bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG