Ndërlidhjet

RAMALLAH


Zyrtarët palestinezë u pajtuan që të evakuojnë objektin e Shtabit të sigurisë paran Ramallahut dhe të lejojnë trupat izraelite që të bastisin lokalet e tij, pasi objekti u bombardua disa orë nga tanket dhe helikopterët e armatës izraelite, e cila pohon se kryemilitantë fshihen në objekt.
Zyrtarët palestinezë thanë se personeli dhe oficerët do të largohen nga objekti pasi të sigurojnë garancione nga Shtetet e Bashkuara dhe evropianët se ata nuk do të lëndohen.
Katër palestinezë raportohen të vrarë në luftimet e vazhdueshme në Ramallah, ku lideri palestinez ndodhet i ngujuar në selin e tij.
Zyrtarët palestinezë thanë se Yasser Arafat nuk do të pranojë egzilin nga atdheu i tij në çfardo rrethana qoftë, duke iu referuar vërejtjeve të kryeministrit izraelit, Ariel Sharon se do të lejonte liderin palestinez të largohet nga selia e tij në Ramallah “vetëm me biletë njëdrejtimshe”.
XS
SM
MD
LG