Ndërlidhjet

SARAJEVË


Gjenerali amerikan, John Sylvester, i cili komandon forcën e SFOR-it në Bosnjë thotë se grupe terroriste ndërkombëtare të ndërlidhura me rrjetin terrorist al Kaida të Osama bin Ladenit janë akoma të pranishme në ate vend.
Pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Dragan Mikereviq për të diskutuar situatën e sigurisë në Bosnjë, Sylvester tha se është e paqartë nëse individë të ndërlidhur me grupe sikurse al Kaida planifikojnë sulme në ate vend të Ballkanit apo e shfrytëzojnë ate si parajsë të sigurtë.
XS
SM
MD
LG