Ndërlidhjet

XHENIN


Përkundër rezistencës që hasën, tanket izraelite sot hynë në qytetin verior Xhenin në Bregun Perëndimor.
Lideri palestinez Yasser Arafat mbetet i rrethuar në selinë e vet në Ramallah, qindra militantë të dyshuar palestinezë janë arrestuar, kurse besohet që brenda selisë të ketë mjaft të vrarë e të plagosur.
Luftime ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve kanë shpërthyer në Betlehem, ku rreth 200 palestinezë janë strehuar në një kishë, ku besohet të ketë lindur Krishti.
Burime të Kombeve të Bashkuara njoftojnë se ushtarët izraelitë e kanë sulmuar një konvoj humanitar në rrugë për në spitalin e qytetit në Ramallah.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG