Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatëshme për dialog me Korenë Veriore,e zëdhënësi Ari Fleicher tha se për bisedimet nuk do të vihen kurrëfar parakushtesh.
Më parë, ministria e jashtëme e Koresë Veriore tha se Feniani ka vendosur të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ka tërhequr vëmendjen se do të zbrapsej nga çfardo bisedimesh në të ardhmen nëse liderët e Shteteve të Bashkuara përsërisin të ashtuquajturat ”shpifje” ndaj atij vendi.
Presidenti George Bush, gjatë vizitës së fundit në Seul, tha sërish se qeveria e Koresë Veriore është djallëzore, por përsëriti edhe ofertën për fillimin e bisedimeve me Fenianin për dhënien fund të programeve të Koresë Veriore për zhvillimin e raketave dhe armëve për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG