Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite e vazhduan sot fushatën ushtarake në territoret palestineze, duke e vënë nën kontroll qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor.
Ushtarakët izraelitë thanë se kanë arrestuar 1 mijë e 100 palestinezë gjatë fushatës, siç thonë, “të nevojshme për ndalimin e sulmeve terroriste kundër izraelitëve”.
Rreth 200 palestinezë ende mbeten të rrethuar në një kishë të lashtë, ndërsa komente kontradiktore ka për aktivitetin e trupave rreth saj. Burime palestineze thonë se ushtarët izraelitë kanë thyer dyert e kishës, por kjo përgënjeshtrohet nga autoritetet izraelite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG