Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUZALEM / LUKSEMBURG


Kryenegocijatori palestinez, Saeb Erekat, ka thënë se pala e tij do të refuzojë të takohet me dërgatën e Bashkimit Europian, nëse pjesëmarrësit pengohen të bisedojnë edhe me liderin Arafat. Këto komente pasojnë vendimin e ministrave të Jashtëm të Unionit për të nisur brenda ditës në Lindjen e Mesme një delegacion të nivelit të lartë. Në takim, ministri i Jashtëm i Spanjës, Zhose Pique, tha se Bashkimi Evropian do të ushtrojë presion për ndërprerjen e menjëhershme të zjarrit, tërheqjen e Izraelit nga qytetet palestineze dhe rifillimin e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG