Ndërlidhjet

KABUL


Ministri afgan i punëve të brendshme, Junis Kanuni, kumtoi sot se autoritetet kanë arrestuar 300 persona duke penguar kësisoj finalizimin e një komploti që, përmes një fushate bombardimesh dhe sulmesh ndaj forcave paqeruajtëse, tentonte rrëzimin nga pushteti të administratës së përkohshme afgane. Kanuni tha se 160 individë po mbahen ende në arrest dhe po merren në pyetje rreth rolit të tyre në atë që ai e quajti “fushatë terrori, rrëmbimesh dhe sabotazhi”. Ai konfirmoi se shumë prej të ndaluarve janë anëtarë të Hezbe-e-Islamit, grup radikal i udhëhequr nga ish kryeministri, Gulbudin Hikmatixhar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG