Ndërlidhjet

JERUZALEM


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Antoni Zini, pritet të takohet gjatë ditës me liderin palestinez Jaser Arafat, në shtabin e këtij të fundit në Ramallah. Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, u pajtua të lejojë këtë takim, ndërsa ia refuzoi një kërkesë të ngjashme dërgatës së nivelit të lartë të Bashkimit Europian, që vizitoi dje rajonin.
Vendimi pason deklaratën e presidentit amerikan Xhorxh Bush, në të cilën i bëri thirrje Izraelit për të ndaluar mësymjen dhe për të tërhequr trupat. Kjo deklaratë është pranuar pa kushte nga lidershipi palestinez, ndërsa kryeministri Ariel Sharon ka thënë se është i vendosur të vazhdojë ofensivën në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG