Ndërlidhjet

RAMALLAH


Yasser Arafat u takua sot me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara për paqë, Anthony Zinni, në zyrën e tij në Ramallah, ku ndodhet i ngujuar nga forcat izraelite. Gjatë bisedimeve 90 minutëshe janë shqyrtuan rrugët për implementimin e dy planeve të mëparshme të ndërmjetësuar nga Amerika -për armëpushim dhe rifillimin e procesit për paqë.
Janë paralajmëruar takime të zgjeruara që po bëhen pasi presidenti George Bush dje sërish i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet nga territoret e okupuara së fundit, kurse Këshilli i Sigurimit përsëriti kërkesën për armëpushim të menjëhershëm, tërheqien e Izraelit “pa vonesë” nga qytetet palestineze dhe mbështeti iniciativën e Shteteve të Bashkuara që të dërgojë sekeretarin e shtetit, Colin Powell, në Lindje të Afërt.
XS
SM
MD
LG