Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka shfaqur kënaqësinë me rezultatet e vizitës në Kosovë ku bisedoi me shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe zyrtarë tjerë të lartë.
Kryeministri Pandeli Majko tha se qëllimi i vizitës së tij ishte mbështetja e zhvillimit të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Presidenti Ibrahim Rugova i vlerësoi bisedimet shumë të dobishme e tha se u diskutua për bashkëpunimin e gjithanëshëm midis Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG