Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet “pa vonesë” nga qytetet palestineze që i ka okupuar gjatë ofenzivës ushtarake dhe insistoi sërish që udhëheqia palestineze të urdhërojë “armëpushim të menjëhershëm” dhe të mposhtë aktivitetet terroriste.
Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin e Britanisë, Tony Blair në Kraford, presidenti amerikan u bëri thirrje edhe vendeve arabe “që të çohen dhe prijënë kundër terrorit dhe për një armëpushim imediat”.
George Bush nis nesër sekertarin e shtetit, Colin Powel në një mision në Lindje të Afërt që ka qëllim ti afrojë izraelitët dhe palestinmezët më pranë paqës.
XS
SM
MD
LG