Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NABLUS


Autoriteti palestinez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa për ndërprerjen e asajë që e quajti “masakër” të armatës izraelite në Bregun perëndimorë dhe në kampin e refugjatëve në Jenin, ku u zhvilluan luftime të rrepta, dhe njofton se kanë humbur çdo kontakt me Arafatin e blokuar në Ramallah.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon thotë se ofenziva që vazhdoi edhe sot ka për qëllim çrrënjosjen e atyre që janë përgjegjës për sulmet vetëvrasëse.
Njëherit, aviacioni izraelit ndërmori pesë aksione bombarduese në jug të Libanit pasi guerrilët e Hezbollahut shkrepën 15 projektile nga Kaqushat kundër një posti kufitar izraelit.
XS
SM
MD
LG