Ndërlidhjet

HAGË


Gjykimi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq të akuzuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, vazhdoi sot në Hagë prapa dyerve të mbyllura.
Gjykata vendosi që seanca të jetë e mbyllur shkaku i ruajtjes së identitetit të dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar për konfliktin e viteve 1998-99 në Kosovë.
Ndërkaq në seancën e pasditës, e cila është e hapur për opinion, dëshmon eksperti Ridelmajer nga Universiteti Harvard në Shtetet e Bashkuara.
Dëshmitari Ridelmajer tha se objektet dhe monumentet historike në Kosovë nuk janë shkatërruar nga bombardimet e NATO-s, por nga forcat serbe.
XS
SM
MD
LG