Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trembëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë sot nga shpërthimi në një kamp palestinez.
Ky është incidenti më vdekjeprurës për armatën izraelite prej fillimit të kryengritjes së palestinezëve 18 muaj më parë.
Ushtarët pësuan duke hyrë në një godinë në kampin Xhenin, që ishte skenë e luftimeve intensive në 12 ditët e fundit të ofenzivës ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor.
Luftime gjithashtu u zhvilluan në Betlehem dhe Nablus.
Trupat izraelite sot e filluan tërheqjen nga Kalkilia dhe Tulkaremi në Bregun Perëndimor, por qytetet ende mbeten të rrethuara nga tankset dhe autoblindat.
XS
SM
MD
LG