Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish ministri i Brendshëm i Serbisë, Vlajko Stoiljkoviq, i dyshuar për krime të luftës, mbrëmë u përpoq të bëjë vetëvrasje disa orë pas miratimit të ligjit për ekstradimin e të dyshuarve në Tribunalin e Hagës.
Stoiljkoviq akuzohet nga gjykata e Hagës për mizoritë e forcave serbe të kryera në Kosovë.
Ministri i Jashtëm jugosllav Goran Svilanoviq tha se përpjekjet për vetëvrasje nuk do të ndikojnë në vendimin e qeverisë për t’i dorëzuar të dyshuarit dhe zbatimin e ligjit që sot hyn në fuqi.
Ndërkohë, Miodrag Kovaç ministri jugosllav për shëndetësi, punë dhe çështje sociale bëri vetëvrasje në një hotel në Madrid, ku gjendej për një vizitë zyrtare.
Motivet e vetëvrasjes ende nuk janë të qarta.
XS
SM
MD
LG