Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, gjatë vizitës në Bejrut, ka trajtuar me udhëheqësit libanezë, mundësitë për shmangien e rrezikut për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, si pasojë edhe e sulmeve të organizatës Hezbollah.
“Për të realizuar atë vizion (për paqe në Lindjen e Mesme) duhet t’i jepet fund dhunës dhe terrorit. Duhet t’u jepet fund gjithashtu edhe mësymjeve izraelite në rajonet paletineze. Kryesuesi Arafat dhe Autoriteti Palestinez duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndalur sulmet vetëvrasëse dhe aktet e tjera të terrorit. Në të njëjtën kohë, ne duhet të punojmë intensivisht për të rinisur procesin politik që do ta bëjë këtë vizion, një realitet – u shpreh sekretari amerikan i Shtetit.
XS
SM
MD
LG