Ndërlidhjet

VALENSIA


Bashkimi Evropian tha se do të dërgojë një emisar të posaçëm në Lindjen e Mesme.
Shefi për Politikë të Jashtme Havier Solana do të takohet në Ramallah me liderin palestinez Yasser Arafat.
Ministrat e Jashtëm të 15 vendeve anëtare të unionit u takuan sot në Spanjë me përfaqësuesin palestinez Nabil Shaath dhe ministrin e Jashtëm izraelit Shimon Peres, për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.
“Partnerët tanë evropianë e mbështetën thirrjen tonë për prani ndërkombëtare dhe vëzhgim të situatës në Palestinë”, tha përfaqësuesi palestinez.
Ai kërkoi nga vendet e unionit ndihma financiare për rindërtimin e pronave të shkatërruara në tre javët e luftimeve në Bregun Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG