Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nesër në mëngjes niset në Gjykatën e Hagës ish komandanti i armatës jugosllave, gjenerali Dragoljub Ojdaniq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara, njoftoi avokati i tij, Vojisllav Selezen.
Ojdaniq është njëri nga gjashtë të akuzuarit që thanë se dorëzohen vullnetarisht se sa të arrestohen, në mesin e të cilëve edhe Nikolla Shainoviq.
Shtatëmbëdhejtë të akuzuar tjerë, në mesin e tyre edhe Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, tani ballafaqohen me arrestim të mundëshëm, ka thënë ministria jugosllave e Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG