Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur gatishmërinë e gjashtë të akuzuarve,shtetas jugosllav dhe të Bosnjës që të dorëzohen vullnetarish në Tribunalin e Hagës, por përkujtuan se vazhdimi i ndihmës finansiare amerikane varet nga hapat konkretë të Beogradit në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës.
Zëdhënësi i Stejtdepartmentit , Richard Baucher ka thënë se hapi i ardhëshëm që duhet të ndërmarrë Jugosllavia është arrestimi dhe transferimi i të akuzuarve në Tribunalin e Hagës.
“Të gjithë të akuzuarit për krime lufte, përfshirë edhe Ratko Mlladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, doemos duhet të përgjigjen për akuzat për të cilat ngarkohen” ,ka thënë zëdhënësi.
XS
SM
MD
LG