Ndërlidhjet

GAZA


Armata izraelite njofton se trupat e saj kanë vrarë katër palestinezë të cilët po përgatiteshin në orët e para të mëngjesit, të sulmonin vendbanimet hebreje në Kfar Darum të Rripit të Gazës. Ngjarja nuk është komentuar nga burimet palestineze, por dihet se të shtënat shpërthyen pak pas mësymjes së trupave izralite në Der Al-Balah. Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe ata izraelitë, po diskutojnë ndërkaq në hollësi, planin për dërgimin e një ekipi hetimor në Xhenin.
XS
SM
MD
LG