Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sërish ka theksuar nevojën për bashkëpunim të plotë të Jugosllavisë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, në urimin drejtuar presidentit Vojisllav Koshtunica, me rastin e ditës së shtetësisë.
George Bush ka vlerësuar hapat e ndërmarra së fundit nga RFJ që të plotësojë obligimet e saja ndërkombëtare ndaj Tribunalit të Hagës, por ka theksuar se për vazhdimin e rrugës në integrimet evropiane “ka rëndësi esenciale” bashkëpunimi i plotë me Gjykatën e Hagës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG