Ndërlidhjet

MOORE: "PRIORITET I KOSOVES - VENDOSJA E SHTETIT LIGJOR DHE EKONOMIA E TREGUT"


PATRICK MOORE, analist i radios Evropa e Lire

RADIO EVROPA E LIRE
Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, ka deklaruar se ne Kosove nuk mund te kete multietnicitet pa integrime dhe as integrime pa multietnicitet?

PATRICK MOORE
Mendoj se ajo që ka dashur të theksojë Michel Steiner në këtë deklaratë është nevoja për reciprocitet, nevoja që serbët të pranojnë faktin se tashmë janë një pakicë, në një entitet politik me shumicën e popullsisë shqiptare prej rreth 90 %, që ka një parlament, një qeveri dhe një president të zgjedhur. Serbët duhet ta pranojnë këtë fakt dhe të bazojnë veten e tyre krysisht në këtë kontekst por brenda kufijve të Kosovës, jo të vrapojnë tek Çoviçi në Beograd dhe jo të lejojnë njerëzit në Beograd që të ndërhyjnë në çështjet e koalicionit “Kthimi”. Koalicioni “Kthimi” duhet të bashkëpunojë me shqiptarët dhe me kryadministratorin Steiner, por jo me Beogradin. Mendoj se kjo është pika që ka dashur të theksoj - serbët duhet të pranojnë se po punojnë në një realitet të ri, të një entiteti të ri politik në Kosovë. Ana tjetër e monedhës qëndron në faktin se shqiptarët duhet të pranojnë në mënyrë të ngjashme se Kosova nuk eshte shoqeri etnikisht e pastër. Aty ka serbë që banojnë prej shekujsh dhe pavarësisht nga politikat e Milosheviçit, kjo nuk do të thotë se çdo serb civil, apo grua e moshuar duhet të fajësohet për këtë. Serbët kanë një vend në Kosovë dhe kjo është e drejta e tyre. Ata duhet të kenë lirinë e lëvizjes brenda Kosovës. Serbët nga ana tjetër duhet të heqin barrikadat në Mitrovicë dhe si shenjë pranimi të realitetit të ri të Kosovës, të integrojnë veten e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare nga ana tjetër duhet t’i pranojë serbët si pjesë përbërëse e Kosovës, si një pjesë e shoqërisë.

RADIO EVROPA E LIRE
Zoti Shtajner gjithashtu ka nenvizuar masat qe i ka cilesuar si “strategji dalese”, e qe ne fakt sipas tij, jane “strategji hyrese” e Kosoves ne proceset integruese evropiane?

PATRICK MOORE
Sigurisht. Ajo për të cilën flet kryeadministratori është një dalje nga periudha e pas krizës, nga ambienti jo i qëndrueshëm, jo i qartë post-komunist dhe një ecje me hapa të sigurte drejt procesit të integrimit europian. Ai tha se suksesi më i dukshëm i Kosovës që nga përfundimi i luftës më 1999, është se tani ka një qeveri dhe një parlament të vetin dhe institucionet e tjera do krijohen së shpejti. Kjo është një arritje. Dy qëllimet që duhet të arrihen në të ardhmen janë: së pari vendosja e shtetit ligjor dhe së dyti krijimi i një ekonomie solide të tregut të lirë, që do ofrojë vende pune për shumicën e popullsisë që eshte kryesisht e re. Këto dy procese do t’i prekin njëlloj si shqiptarët ashtu dhe serbët dhe janë që të dyja të nderlidhura. Nuk mund të ketë investime, nuk mund të ketë siguri ekonomike, nuk mund të ketë vende pune të qëndrueshme nëse nuk ka një shtet ligjor, nëse nuk redukohet krimi, nëse njerëzit nuk dinë çfarë sigurie kanë për investimet dhe për pronën e tyre private. Si thashë më parë kjo është diçka që të dyja komunitetet duhet ta pranojnë se është në interesin e përbashkët, që është realiteti i Kosovës për të dyja palët dhe duhet të punojnë në këtë drejtim. Në rast se i hedhim një vështrim historisë, diktatorët apo demagogët kanë lindur përmes situatave të pasigurisë ekonomike dhe papunësisë së lartë. Këtë gjë e dimë në rastin e Hitlerit, në rastin e Milosheviçit, që erdhi në pushtet dhe filloi katër luftërat e fundit vetëm pas dhjetë vjetësh rënie të ekonomisë jugosllave. Kur njerëzit kanë punë, kur kanë siguri ekonomike, atëhere janë më pak të predisponuar të dëgjojnë apo mbështetin Arkanët, Milosheviçët, apo të tjerët, që luajnë me friken e njerëzve, veçanërisht të të rinjve që nuk kanë punë.

RADIO EVROPA E LIRE
Cfare duhet te bejne shqiptaret dhe serbet per te jetesuar reformat substanciale?

PATRICK MOORE
Kjo do të thotë se komunitetet dhe lideret përgjegjës duhet të caktojnë prioritetet e tyre, atë që është më e rëndësishme. Mendoj se kryeadministratori Steiner kishte të drejtë kur tha se prioritete me peshe tani janë ligjet, rendi dhe funksionimi i ekonomisë, hapja e vendeve të punës sidomos për të rinjtë, të cilët ndryshe do mund të rekrutohen nga grupe terroriste ose grupe paramilitare. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të ndryshojnë orientimet e tyre, duke mos menduar vetëm me terma politikë apo kombëtarë, por të edhe për gjëra të tjera. Nuk do të thotë se duhet ta duan njëri tjetrin, por për interesin e qartë dhe serioz vetiak, njerëzit duhet të kuptojnë se është në interesin e të gjithëve që fabrikat të punojnë dhe ata të kenë punë. Ky është lloji i prioriteteve që njerëzit duhet të caktojnë për veten e tyre. Duhet të them se aty ku zbatohet ky lloj mendimi për të mirën e interesit vetiak, shumë gjëra të tjera do ta ndjekin. Dhe Milosheviçët, Arkanët e të ardhmes po ekstremistët në anën e shqiptarëve, nuk do të kenë më mbështetje dhe mundësi të rekrutojnë djem të rinj.



XS
SM
MD
LG