Ndërlidhjet

NJU JORK/BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se misioni për hetimin e fakteve në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin, do të lëshohet shkaku i kundërshtimit të zyrtarëve izraelitë.
Në Bruksel, Komisioni evropian shfaqi keqardhje për bllokimin që Izraeli i bëri misionit të Kombeve të Bashkuara, tha Gunnar Wiegand, zëdhënës i Komisionerit për Politikë të Jashtme.
“Është për të ardhur keq që misioni për gjetjen e fakteve, i caktuar nga autoriteti më i lartë, Këshilli i Sigurimit, të mos mund të kryejë punën e tij”, tha Wiegand.
XS
SM
MD
LG