Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se beson që të jetë arritur progres në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
“Kemi shënuar progres. Ka edhe shumë për t’u bërë. Kemi të bëjmë me vite dhe shekuj të urrejtjes, dhe unë këtë e kuptoj”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Pas takimit me liderët e Bashkimit Evropian në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se Izraeli dhe palestinezët duhet bërë më tepër për t’i dhënë fund krizës.
Presidenti amerikan i bëri thirrje liderit palestinez Yasser Arafat që të tregojë lidershipin e tij.
XS
SM
MD
LG