Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të organizojnë gjatë verës një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Sekretari i Shtetit Colin Powell e bëri publike këtë pas bisedimeve në Uashington me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Igor Ivanov, dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
“Ne jemi përcaktuar të promovojmë negociata serioze dhe të përshpejtuara. Diskutuam edhe për përgatitjen më të mirë të konferencës ndërkombëtare”, tha Powell.
Para kësaj, presidenti George Bush e rikonfirmoi vizionin e tij për shtetin e pavarur palestinez pranë Izraelit.
Bush tha se shteti palestinez duhet të jetë demokratik, e jo i mbështetur në terrorin dhe korrupsionin.
Lideri palestinez Yasser Arafat i ka mirëpritur shpresat për konferencën, duke thënë se palestinezët janë të gatshëm të hyjnë në negociata gjithëpërfshirëse për të zgjidhur të gjitha çështjet midis tyre dhe izraelitëve.
XS
SM
MD
LG