Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e ka akuzuar Sllobodan Milloshevicin se është duke gënjyer Gjykatën Penale të Hagës. Doktor Rugova përgënjeshtroi disa herë gjatë procesit thëniet e Millosheviçit. Kur ish-presidenti jugosllav deklaroi se e kish mbrojtur Ibrahim Rugovën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kryetari i Kosovës, mohoi duke e quajtur pretendimin “thjesht një gënjeshtër”. Doktor Rugova tha për ish UÇK-në, se ajo ishte organizatë e formuar nga njerëz patriotë të cilët dëshironin të luftonin për lirinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG