Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët botërorë e kanë mirëpritur rizgjedhjen e djeshme të presidentit francez Zhak Shirak, i cili fitoi bindshëm ndaj kandidatit të së djathtës ekstreme, Zhan -Mari Lë Pen. Shirak fitoi 82% të votave, ndërsa Le Pen vetëm 18%. Kryeministri britanik, Toni Bler, e quajti rezultatin “fitore të demokracisë dhe disfatë të ekstremizmit e politikës neveritëse që përfaqësonte Lë Pen”.
Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder tha se Franca “pa ngurruar e ka flakur tej ekstremizmin”.
XS
SM
MD
LG