Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian shpalli propozimet për formimin e një korpusi të integruar të rojeve kufitare të Bashkimit Evropian, si hap për “përmirsimin e sigurisë së vendeve anëtare, luftimin e krimit të organizuar tej-kufitar dhe marrjen me imigracionin.
Komisioni i Brendëshëm i Bashkësisë, Antonio Vitorino tha se propozimi nuk ka qëllim të blokojë praninë e qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
“Kjo është pikëpamje plotësisht e ndryshme nga disa proteksionistë, nacionalistë, të cilët janë kundër lirisë së qarkullimit të njerëzve.
Mendojmë se në botën e globalizuar kjo është rruga më e mirë për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe njëherit të sigurisë për qytetarët tanë”, tha Vitorino për propozimet që duhet të miratohen nga të gjitha 15 vendet e Bashkësisë.
XS
SM
MD
LG