Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri Ariel Sharon, është në rrugën e kthimit për në Izrael, ngase për shkak të atentatit në Tel Aviv ndërpreu vizitën në Uashington. Pas bisedimeve të mbrëmshme me presidentin George Bush, kryeministri izraelit u zotua se do të vazhdojë atë që ai e cilësoi “luftë për ndaljen e sulmeve terroriste palestineze”.
“Izraeli do të luftojë cdokënd që përpiqet të mbjellë frikë përmes terrorizmit vetëvrasës. Izraeli do të luftojë, Izraeli do të triumfojë dhe kur të sigurojë fitoren, Izraeli do të vendosë paqen” – deklaroi Ariel Sharon duke bërë të qartë pozicionin izraelit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha nga ana e tij se do të dërgojë në rajon shefin e CIA-s, George Tenet. Presidenti Bush u fokusua gjithashtu në një seri reformash që duhet të ndërmarrë Autoriteti Palestinez.
“Është shumë e rëndësishme të kihet një forcë të uniformuar sigurie. Por në të njëjtën kohë ne duhet të punojmë për institucione të tjera, Kushtetutën për shembull, kornizë kjo për zhvillimin e një shteti që mund të sjellë siguri dhe shpresë për popullin palestinez dhe atë izraelit”- u shpreh George Bush.
Ariel Sharon replikoi duke thënë se ideja për një shtet palestinez është e “parakohshme”.
XS
SM
MD
LG