Ndërlidhjet

RAMALLAH/UASHINGTON


Lideri palestinez Yasser Arafat tha se “është i përkushtuar për luftë të paepur kundër terrorizmit”.
Arafat sot u urdhëroi forcave të sigurisë të parandalojnë sulmet palestineze kundër qytetarëve izraelitë.
“Izraeli do të luftojë çdokend që përpiqet të mbjellë frikë përmes terrorizmit vetëvrasës”, tha kryeministri izraelit Ariel Sharon, i cili e ndërpreu vizitën në Uashington.
Presidenti George Bush tha se në Lindjen e Mesme do të dërgojë shefin e CIA-s George Tenet. Ai u fokusua edhe në reformat që duhet të ndërmarrë Autoriteti Palestinez.
“Është shumë e rëndësishme të kihet një forcë e uniformuar sigurie. Por njëkohësisht duhet të punojmë edhe për institucione tjera”, tha George Bush.
XS
SM
MD
LG