Ndërlidhjet

GAZË/JERUSALEM


Forcat palestineze të sigurisë kanë arrestuar së paku 14 anëtarë të grupit militant islamik Hamas në Rripin e Gazës.
Zyrtarë të Autoritetit Palestinez kanë thënë në kushte të anonimitetit se arrestimet paraqesin “masa parandaluese” në pajtim me urdhërat e liderit Yasser Arafat për të shtypur sulmet kundër civilëve izraelitë.
Para kësaj, qeveria izraelite i miratoi operacionet e reja luftarake kundër, “caqeve terroriste” palestineze, pas sulmeve vetëvrasëse që shkaktuan vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve.
XS
SM
MD
LG