Ndërlidhjet

BAZA AJRORE BAGRAM/AFGANISTAN


Komandanti i forcave britanike në Afganistan,brigadieri Roger Lane ka deklaruar se lufta e forcave të koalicionit kundër luftëtarëve al Kaidas dhe talibanë brenda Afganistanit “thuaja ka përfunduar” dhe ajo luftë është fituar.
I pyteur lidhur me këto komente, sekretari amerikan i Mbrojtjes , Donald Rumsfeld ka thënë se forcat e koalicionit kanë disa punë për t,i kompletuar në Afganistan, përfshirë edhe ndihmën për stabilizimin e qeverisë kalimtare dhe përforcimin e kufijve. Rumsfeld ka thënë se nuk ka plane për të shpallur datën e fundit të operacioneve të koalicionit.
XS
SM
MD
LG