Ndërlidhjet

KABUL


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder i ka bërë thirrje bashkësisë mndërkombëtare që të lëvrojë më shumë fonde për të ndihmuar rindërtimin e Afganistanit, pas bisedimeve që kishte me liderin e përkohshëm të vendit, Hamid Karzai.
Gjatë vizitës njëditëshe në Kabul, kancelari Schroeder tha se mbështet zgjatjen e mandatit të forcës së ISAF-it përtej afatit të 20 qershorit, por theksoi se shtrirja e forcës 4.500 ushtarësh përtej Kabulit, nuk është e mundur.
“Gjithashtu vura në dukje faktin se me praninë që kemi në Kabul dhe rrethinë e kemi arritur limitin e kapaciteteve tona. Sëkëndejmi nuk jemi në pozitë që të zgjerojmë rajonin e operacionit përtej Kabulit. Këte pozicion e kuptoi edhe kryeministri Karzai dhe ministrat e tij, tha Schroeder.
XS
SM
MD
LG