Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se Izraeli duhet të jetë i kujdesëshëm për përgjegjësitë e tij për të mbajtur gjallë vizionin e paqës në Lindje të Afërt. Zëdhënësi Ari Fleicher tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë dritën jeshile për sulme të mundëshme represaljesh izraelite në Brezin e Gazës.
Më herët, zëdhënësi tha se lideri palestinez, Yasser Arafat mund të demostrojë zotimet e tij për paqë duke mposhtur militantët që qëndrojnë pas dhunës së fundit anti-izraelite.
Por,zëdhënësi Ari Fleicher ka sinjalizuar gjithashtu mungesën e mbështetjes së Shtetve të Bashkuara për pikpamjet e Izraelit që Arafat të anashkalohet nga përpjekjet e ardhëshme paqësore.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk është në rolin e Shteteve të Bashkuara që të zgjedhë liderët e popullit palestinezë.
XS
SM
MD
LG