Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli e ka pezulluar operacionin e planifikuar ushtarak kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, në mes të thirrjeve për paqe nga liderët arabë dhe dhjetra mijë izraelitët.
Rreth 50 mijë izraelitë u tubuan mbrëmë në manifestimin paqësor në qendër të Tel Aviv-it, duke kërkuar tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, dhe rifillimin e bisedimeve paqësore me palestinezët.
Në Sherm el-Sheikh në Egjipt, liderët e Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Sirisë thanë se arabët janë të përcaktuar për paqe me Izraelin, në këmbim të tërheqjes së Izraelit nga territoret e okupuara.
XS
SM
MD
LG