Ndërlidhjet

HAVANË


Ish presidenti amerikan, Jimi Carter arriti për vizitë gjashtë ditëshe në Kubë me qëllim të përmirësimit të raporteve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, si preisdent i parë amerikan-i dikurshëm apo aktual- që viziton vendin që nga viti 1928.
Presidenti Fidel Castro përshëndeti Carterin në aeroport dhe sqaroi motivet e ftesës së tij për këte vizitë: “Mund të ketë nga ata që mendojnë se ftesa jonë për ju që të vizitoni vendin tonë është një manovër i befasishëm me qëllime politike.Them shum seriozisht se kjo është mirënjohje e merituar për qëndrimin tuaj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kubës... dhe historinë e mëvonëshme si njeri i përkushtuar për të sjellë paqë dhe mirkuptim për gjithë popujt”, ka thënë Castro.
Jimi Carter do të ketë disa runda bisedimesh me Castro, i cili ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë të gjitha kritikat ndaj Kubës që mund ti bëjë ish presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG