Shtëpia e Bardhë thotë se presidentit George Bush i ishte bërë me dijeni para sulmeve terroriste të shtatorit kundër Amerikës se organizatori i akuzuar terrorist Osama bin Laden mund të komplotonte rrëmbimin e aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësi Ari Fleicher ka thënë në Uashington se George Bush-it i ishin dhënë informata të përgjithëshme lidhur me kërcënimin e rrëmbimeve nga bin Ladeni dhe rrjeti i tij terrorist.
Fleicher tha se Bush dhe këshilltarët e tij nuk kishin kurrsesi si ta dijnë se rrëmbyesit do të shfrytëzonin aeroplanët si raketa në sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagonit.
Zëdhënësi nuk tha se kur kishte marrë Bush ato informata, por tha se informatat i ishin dhënë agjencive përkatëse federale, por kurrë nuk u bënë publike.