Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se ai nuk kishte informata specifike për kurrfarë kërcënimi për rrëmbim vetëvrasës aeroplanësh para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Bush tha në Shtëpinë e Bardhë se po ta dinte se terroristët kishin ndërmend të sulmonin, ai do të bënte gjithë çka mundej për parandalimin e sulmeve. “Sikur ta dinja se armiku do të shfrytëzonte aeroplanët për të vrarë në ate mëngjes të kobshëm, do të kisha bërë gjithçka në pushtetin tim për të mbrojtur popullin amerikan”, tha presidenti Bush.
Kjo ishte hera e parë që George Bush adreson çështjen pas pyetjeve të ngritura nga disa anëtarë të Kongresit lidhur me ate se çka dinte administrata para sulmeve që vranë rreth 3000 njerëz.
XS
SM
MD
LG