Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Forcat e koalicionit kanë dërguar 1000 trupa shumica britanikë në Afganistanin lindor për një operacion të ri, pas sulmeve të djeshme kundër forcave speciale australiane në provincën Paktia.
Komandanti i marinës mbretërore Britanike, brigadieri Roger Lane tha se nuk kishte viktima në mesin e forcave të koalicionit, por janë vrarë disa luftëtarë al Kaidas dhe talibanë.
“Suksesi i këtij operacioni nuk do të matet vetëm në termet e terroristëve të vrarë. Derisa prioriteti ynë i parë do të jetë eliminimi apo kapja e të gjithë terroristëve në ate rajon, ne gjithashtu kemi qëllim të shkatërrojmë çfardo infrastrukture të armikut që do të gjendet”, tha ushtaraku Lane.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane , Bryan Hilferti tha se operacioni po zhvillohet në veri të qytetit Khost, se atje nuk marrin pjesë trupa amerikane, por ato mbështesin operacionin me avionë dhe helikopterë.
XS
SM
MD
LG