Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Shtetit Colin Powell e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, në qëndrimin e tij të parë zyrtar në Shtetet e Bashkuara.
Powell e lëvdoi Rexhepin për përkushtimin e tij për ndërtimin e institucioneve demokratike, përkujdesjen për shoqërinë shumë-etnike dhe integritetin e Kosovës, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher.
Powell dhe Rexhepi diskutuan për çështjet rajonale politike, ekonomike dhe të sigurisë, duke u përqëndruar në zhvillimin demokratik të Kosovës dhe stabilitetin në rajon, tha Boucher.
Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe fazën e procesit që e udhëheq përfaqësuesi special Michael Steiner”, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit.
Këto hapa mund të na ndihmojnë të vlerësojmë efektshmërinë e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, tha Boucher.
Ai theksoi se përpjekjet e Steinerit nuk e përfshijnë edhe zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
“Kjo çështje që ze vend të lartë në agjendën e kryeministrit Rexhepi do të vendoset në kohën e duhur”, tha Boucher.
XS
SM
MD
LG