Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha se politika e përmbajtur ndaj Irakut nuk do të mund të funksionojë, pasi Iraku po bën përpjekje për të prodhur armë të shkatërrimit në masë.
Pritet që Bushi të përballet me kritika në Evropë në lidhje më një fillim të mundshëm të aksioneve ushtarake kundër Irakut.
Ai deklaroi para udhëtimit se “asnjë plan ushtarak nuk është mbi tryezë, ndërkohë që të gjitha opcionet janë të hapura.
Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka deklaruar në Senat se terroristët që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, janë të sigurt se mund të shtijnë në dorë armë kimike, biologjike, madje dhe atomike, përmes lidhjeve të tyre me vendet si Iraku, Irani, Siria, Libia, apo Koreja e Veriut
XS
SM
MD
LG