Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush thotë se është informuar nga drejtori i FBI-së me njoftime zbulimi se do të ishte e vështirë të ndalet një tentativë tjetër e mundëshme nga rrjeti terrorist al Kaida për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.
Presidenti tha se shefi i FBI-së Robert Mueller “mbështeste spekulimet në shumë informata që sinjalizojnë se Al Kaida komploton dhe planifikon kundër Shteteve të Bashkuara”.
Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar në Senat se Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me kërcënim tjetër të pa-specifikuar, duke theksuar se nuk është pyetja “nëse do të ndodhë, por kur, si dhe ku”.
Rumsfeld ka tërhequr vërejtjen se terroristët pashmangëshëm do të fusin në dorë armë për zhdukje në masë nga vedne sikurse Iraku, Irani apo Korea Veriore.
XS
SM
MD
LG