Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw ka deklaruar në Londër se tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit “kanë krijuar krizë që bota nuk mundet ta injorojë”.Straw ka thënë se mundësia e luftës midis rivalëve atomikë është “reale dhe shumë shqetësuese”, duke paralajmëruar se javën e ardhëshme do të vizitojë Delhin dhe Islamabadin që të përpiqet të ulë tensionimet.
Britania ndërkohë ka tërhequr disa diplomatë dhe familjet e tyre nga Pakistani dhe u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë atje që të konsiderojnë largimin, në përgjigje të kërcënimeve ndaj sigurisë, por sekretari Straw nuk ka përmendur asnjë kërcënim specifik lidhur me rërheqien e tyre.
XS
SM
MD
LG